Home Maqedoni Gashi: Asnjëherë nuk bëhemi bashkë me Levicën

Gashi: Asnjëherë nuk bëhemi bashkë me Levicën

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sonte i ftuar në ClickPlus në TV21 u përgjigj para gazetarit Fatmir Aliu në pyetësorin rreth çështjeve politike në vend si dhe Qeverinë e re.

Gashi tha se partia e tij asnjëherë nuk do të bashkëpunojë me Levicën.

“Ne asnjëherë nuk do të bashkëpunojmë me Levicën e cila është anti-Nato, anti-Kosovë dhe anti integrimit në BE. Ajo që u bë para disa kohësh ishte për qëllimin e përbashkët që e kishim të gjitha partitë, pra rrëzimi i Qeverisë. Ndërsa sot me plot gojë e them se nuk bashkëpunojmë me Levicën”, është shprehur Gashi.