Home KOSOVË Gazetari amerikan që u vra në Ukrainë, e quante veten mik i...

Gazetari amerikan që u vra në Ukrainë, e quante veten mik i afërt i UÇK-së

Brent Renaud quhej gazetari amerikan që e vran ushtarët rus, derisa kryente punën e tij, në Ukrainë!

E, i njëjti ka punuar edhe në Kosovë, madje, ka qajtur veten si miku i afërt i UÇK-së, shkruan Syri Kosova.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Behar Zogiani, përmes një statusi në Facebook.

“Para 20 viteve ishte në Kosovë, TV UNMIK, që prodhonte për programin e RTK-së së pas Luftës. Ishte koleg shumë i zellshëm e mik i urtë! Inteligjent dhe shumë i përkushtuar në punë! Kosovën e përjetoi si shtëpinë e tij! Gjatë qëndrimit në Kosovë, ia dha vetës pseudonimin: “KLA Friend-Mik i UÇK-së”. Në kasketën e tij, që nuk e hiqte nga koka, e mbante simbolin nga i cili e ripagezoi vetën!” shkroi ai.

Postimi i plotë: