Home Maqedoni Gazetari shkupjan në Ukrainë

Gazetari shkupjan në Ukrainë

Ekipi i Klan Macedonia i udhëhequr nga gazetari i mirënjohur, Furkan Saliu së bashku me operatorët Fatlum Aliu dhe Ilhan Mamuti kanë udhëtuar rreth 1500 km nga Shkupi drejt kufirit Ukrainë-Poloni, atje ku po ndodh një dyndje e ukrainasve që po braktisin vendin e tyre pas nisjes së luftës.

Sipas informatave të Saliut synimi i tij është arritja deri në Kiev aty ku po bëhen luftimet e arshpërta, nga afër për të njoftuar me situatën aktuale në Ukrainë.

Gazetari Saliu në profilin e tij në facebook ka faleminderuar të gjithë ata që i kanë shkruar, ja mesazhi i tij.

“Flm per mesazhet dhe kujdesin por nuk ka nevoje per asnje shqetesim. Ne kemi hy ne nje zone qe eshte e sulmuar vetem nje here nga ana e Bjellorusise. Kemi hy diten, deri me tani nuk eshte regjistruar asnje sulm diten.
Ishte e pamundur te depertohet me tutje per shkak se edhe korsite qe jane ne drejtim te Ukraines, shfrytezohen nga ukrainasit per tu larguar nga vendlindja. Policia dhe armata me shume postblloqe mundohej ta rregulloje trafikun, por thjeshte ketu mbizoteron nje atmosfere kaotike. Problem tjeter eshte edhe regjistrimi i vetures edhe bandat lokale qe jane krijuar dhe qe mezi presin ta shfrytezojne mundesine. Kartelat bankare nuk funksionojne dhe keshtu ishim te detyruar te kthehemi he Medyca (Poloni). Koleget qe planifikojne te vijne ketu, vone eshte qe te tentojne te depertojne ne zonat tjera. Krejt cka munden te bejne eshte qe ta rrezikojne jeten e vet. Nje ndjenje e keqe kur i sheh femijet qe i zen gjumi ne -7 neper toke. Menjeher ma kujtuan “Stenkovecin”.
Ne jemi rrit me lufta, e dim’ se cka eshte me te perzene nga shtepia…. Asnje femije, grua, familje nuk e meriton kete terrorizim.”