Home Maqedoni Goran, mos bën “ish ku s’ka pula!", futbollistët janë ambasadorët më të...

Goran, mos bën “ish ku s’ka pula!”, futbollistët janë ambasadorët më të mirë të vendit!

-Duke iu dhënë pasaporta diplomatike, Bujari Osmani ka dashur që të tregojë se futbollistët e reprezentacionit, me sukseset e tyre, duhet të trajtohen si AMBASADORËT qe më së miri e prezantojnë vendin tonë në botë dhe ky gjest nuk duhet të keqinterpretohet!

Shkup, 28 mars – Një fjalë e bukur popullore thotë: Mos bën ‘ish’ ku s’ka pula!

Kuptimin e dimë, nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Mos e bën problem nëse nuk është problem!

Mirëpo, ja, kur përzihen gjërat, ndodh edhe kjo.

Një ide fisnike e ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmanit, ia paska prishë disponimin futbollistit tmë të mirë të shekullit 21, GoranPandevit. Meritat që ka ky futbollist dihen dhe prandaj është për të të ardhur keq që ish-kapiteni i reprezentacionit të Maqedonisë, e paska pritur si diçka negative, ndërkaq ai është vetëm një gjest simbolik për të shprehur një falënderim për arritjet e futbollistëve pas fitores ndaj Italisë në barazhin për Kampionatin Botëror.

Vërtet, çudi, çka ka për t’u kritikuar ministri, që nga këndi i fushëveprimit të tij ka thënë se nëse eliminohet edhe Portugalia, të gjithë futbollistëve do t’u jepet pasaportë diplomatike, edhe pse nuk parasheh Ligji. E Pandevi ia ka kthyer: “Je qesharak dhe jeshil, shiko politikën, lëri heronjtë të kënaqen, për ta duhet përmendore e jo pasaporta!”

Ka gjasë që Pandevi, gjuha e të cilit në postimin e tij ka nevojë edhe për ekspertizë gjuhësore, të jetë çuar në krah të majtë, qyshse nuk e ka kuptuar gjestin “politik” të një ministri të jashtëm, i cili nën ingerencat e veta e ka edhe diolomacinë, pra, ambasadorët dhe konsujt dhe gjithë trupin diplomatik, të cilët gëzojnë beneficionin e pasaportave. Duke iu dhënë pasaporta diplomatike, Bujari Osmani ka dashur që të tregojë se futbollistët e reprezentacionit, me sukseset e tyre, duhet të trajtohen si AMBASADORËT qe më së miri e prezantojnë vendin tonë në botë.

Nëse e mundin Portugalinë, djemve të talentuar jo vetëm pasaporta, por edhe përmendore do t’u ngritën, siç thotë Pandevi, dhe ato dy gjëra nuk janë në kundërshtim me njëra tjetrën!

Por, ç’t’i bësh, kur dikush bën ish ku s’ka pula!