Home Maqedoni Gostivar, katër burra akuzohen për dhunë brutale ndaj dy grave

Gostivar, katër burra akuzohen për dhunë brutale ndaj dy grave

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër katër personave, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohen për kryerje të dhunës ndaj dy grave.

“Më 22 qershor 2021, katër banorët e lagjes Cigllana në Gostivar kanë kryer dhunë brutale dhe kanë rrezikuar sigurinë, duke lënduar fizikisht dy gra. Pasi njëra prej femrave ka dalë në oborrin e njërit prej të pandehurve për të kërkuar bashkëshortin e saj, i pandehuri 45-vjeçar e ka sulmuar, e ka kapur nga flokët, e ka shtyrë për tokë dhe ka nisur ta godas me shkelma.

Tre të pandehurit e tjerë të moshës 20, 31 dhe 22 vjeç i janë bashkuar duke e goditur të dëmtuarën në të gjithë trupin. I pandehuri i parë ka marrë edhe një shkop, kështu që ka vazhduar ta godasë. Në atë moment të dëmtuarës i është afruar një grua tjetër e cila ka dashur ta ndihmojë, por të pandehurit e kanë shtyrë dhe ajo ka humbur ndjenjat.

Shumë dëshmitarë janë ndjetë të kërcënuar pas çka kanë thirrur policinë. Pas mbërritjes, oficerët e policisë u detyruan të gjuanin disa plumba në ajër për të qetësuar dhe shpërndarë të pandehurit.

Nga ngjarja kanë mbetur të lënduara të dyja gratë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.