Home Sport Gotze e pranon gabimin e madh të karrierës së tij

Gotze e pranon gabimin e madh të karrierës së tij

Ish-ylli i Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Mario Gotze, pranon se ka gabuar që refuzoi mundësinë për t’u ribashkuar me Jurgen Kloppin te Liverpooli.

“Ne mbajmë ende kontakte dhe në atë kohë kishim biseduar për kalimin tim te Liverpooli”, tha Gotze, i cili tani luan për PSV-në në Holandë.

“Por unë nuk isha në një gjendje mendore ku mund ta konsideroja atë mundësi, prandaj nuk ndodhi”, vazhdoi ai.

“A jam penduar për këtë? Është gjithmonë e vështirë të shikosh prapa, por nëse më pyet tani, atëherë po, duhet t’i bashkohesha Liverpool-it sigurisht. Thjesht mora një vendim të gabuar, por nuk është pendim”, tha në fund ai.