Home Maqedoni Gratë e suksesshme prezantojnë Çairin në forume rajonale

Gratë e suksesshme prezantojnë Çairin në forume rajonale

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu ka publikuar një status në facebook kur ka bërë të ditur se gra të suksesshme në fusha të ndryshe të cilat vijnë nga Çairi po marrin pjesë në “Forumin e grave shqiptare të suksesshme në rajonin shqipfolës” në Preshevë.

Në Preshevën mike nga sonte po mbahet “Forumi i grave shqiptare të suksesshme në rajonin shqipfolës”, në organizim të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon dhe në këtë ngjarje po marrin pjesë gra të suksesshme nga Komuna jonë e Çairit.

Sot kisha nderin që me pjesëmarrëset tona nga Çairi-Sermine Purrinin nënkryetare e Komunës së Çairit, Nermine Bajrami Shaqirin, drejtoreshë organizative në Klinikën Universitare për sëmundje Kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” Shkup, Kaltrina Zekolli Shaqirin- profesoreshë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe Julinda Gega Hoxha- Arkitekte dhe ligjëruese në Universitetin e Evropës Juglindore, të realizoj një takim dhe të diskutojmë se sa me peshë është fuqizimi i gruas në shoqëri, por edhe sa me rëndësi është prezantimi i vlerave tona në forume rajonale si ky i Preshevës.