Home Maqedoni “Gruaja, shtyllë e shoqërisë”, ekspozitë e nxënësve në komunën e Çairit

“Gruaja, shtyllë e shoqërisë”, ekspozitë e nxënësve në komunën e Çairit

“GRUAJA SHTYLLË E SHOQËRISË”, është ekspozita që e kanë përgatitur nxënësit e disa moshave të ndryshme të shkollave fillore dhe kopshteve të Çairit, për të shënuar ditën e 8 Marsit.

Ekspozitën, që mbahet në lokalet e komunës së Çairit, e hapi kryetari i saj, Visar Ganiu, ku e pranishme ishte edhe deputetja Merita Koxhaxhiku.

“GRUAJA SHTYLLË E SHOQËRISË, ishte tema e ekspozitës që u hap sot në objektin e Komunës së Çairit dhe e përgatitur nga nxënës të moshave të ndryshme të shkollave fillore, sikurse edhe nga fëmijët e kopshteve komunale.  Ekspozitën e përcolla bashkë me deputeten Merita Koxhaxhiku dhe drejtoreshat e institucioneve edukativo-arsimore të Komunës së Çairi, ndërsa me këtë rast theksova se është shumë me rëndësi që shembulli se sa i fuqishëm është roli e gruas në shoqëri duhet të jepet që nga mosha më e vogël, gjegjësisht nga kopshtet dhe shkollat fillore”, ka njoftuar vetë Ganiu.