Home Maqedoni Grubi: 70 panele fovoltaike u lëshuan në përdorim në objektin e komunës...

Grubi: 70 panele fovoltaike u lëshuan në përdorim në objektin e komunës së Çairit

Zëvendëskryeministri i parë Grubi së bashku me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ministrin Nuredini dhe kryetarin e komunës së Çairit sot zyrtarisht lëshuan në përdorim 70 panelet fotovoltaike në objektin e komunës së Çairit.
Mbi parimet e agjendës së blertë që proklamon përkujdesin për ambientit jetësor, cilësinë e ajrit dhe efikasitetin energjetik, bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, ministrin e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu lëshuam në përdorim 70 panelet fotovoltaike në kulmin e ndërtesës administrative të Komunës së Çairit.
Ky projekt i realizuar me investim të drejtëpërdrejtë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor është pjesë e kapitullit që kemi hapur për të avancuar prodhimin e energjisë elektrike përmes shfrytëzimit të burimeve të pastra dhe të qëndrueshme energjetike për jetë më të shëndetshme, për reduktim dhe racionalizim të shpenzimeve ekonomike, veçanërisht në kohë të ballafaqimit me krizën globale energjetike.