Home Maqedoni Grubi: As ne dhe as BE nuk kemi alternativë tjetër përveç integrimit

Grubi: As ne dhe as BE nuk kemi alternativë tjetër përveç integrimit

Grubi: As ne dhe as BE nuk kemi alternativë tjetër përveç integrimit

 

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë të udhëhequr nga kryeministri, Edi Rama, ka thënë se as Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria por as BE nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit.

“Për ne, integrimi europian është e vetmja alternativë. Alternativë tjetër nuk ka as Bashkimi Europian, përveç se ta integrojë rajonin urgjentisht. Perspektiva e qartë për anëtarësimin në BE është e domosdoshme për stabilitetin e rajonit tonë prandaj zgjerimi duhet të realizohet tash, menjëherë, pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje”, është shprehur Grubi.