Home Maqedoni Grubi: Çdo ditë akuzojnë, por disa deputet të opozitës kanë harxhuar më...

Grubi: Çdo ditë akuzojnë, por disa deputet të opozitës kanë harxhuar më shumë se ministrat

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi në 24 analizë duke folur për harxhimet e ministrave po edhe deputetëve, ka thënë se disa deputet të opozitës që për çdo ditë me gojën plotë e kritikojnë Qeverinë kanë harxhuar për një vit më shumë para se sa vet ministrat, njofton indeks.mk

Grubi nuk ka përmendur emra por indeks.mk njofton se bëhet fjalë për disa deputet të VMRO-DPMNE-së dhe disa të tjerë nga opozita shqiptare, ASH-BESA.

“Disa deputet për çdo ditë kritikojnë Qeverinë, por kam arritur të shohë se ata kanë harxhuar më shumë se vet ministrat”, tha Grubi./indeks.mk/