Home Maqedoni Grubi falënderon personalitetet politike, mediatike, shoqërore për kontributin në regjistrimin e popullsisë...

Grubi falënderon personalitetet politike, mediatike, shoqërore për kontributin në regjistrimin e popullsisë (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë, Grubi ka falënderuar të gjithë ata personalitete politike, mediatike e shoqërore që morën pjesë në regjistrimin në RMV.
Shpreh mirënjohje dhe faleminderim ndaj të gjithë personaliteteve politike, mediatike dhe shoqërore që me mesazhet e tyre inkurajuese kontribuan për realizimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, në veçanti për regjistrimin e mërgatës sonë.
Përmes fushatës së realizuar arritëm që bashkë të përcjellim rëndësinë dhe seriozitetin e këtij procesi tek bashkëatdhetarët tanë në mërgim, por edhe qytetarët në vendin tonë.