Home Maqedoni Grubi: Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Lavdi paçin përjetë heronjtë e lirisë tënde

Grubi: Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Lavdi paçin përjetë heronjtë e lirisë tënde

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Pavarësinë e Kosovës.
“Zëri i Kosovës për liri ishte jehonë që dridhi themelet e ndërgjegjes kombëtare dhe ndërkombëtare e që më 17 Shkurt të vitit 2008 u bë triumf i një kauze të drejtë e të pastër për të ruajtur autoktoninë identitare. Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Lavdi paçin përjetë heronjtë e lirisë tënde!”, shkruan Grubi.