Home Maqedoni Grubi: Ndarja nga jeta e piktorit Omer Kaleshi lajm pikëllues për të...

Grubi: Ndarja nga jeta e piktorit Omer Kaleshi lajm pikëllues për të gjithë

Zëvendëskryeministri i parë Grubi nëpërmjet rrjetit social facebook ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit Omer Kaleshi.

Lajm pikëllues për të gjithë ne është ndarja nga jeta e piktorit tonë të mirënjohur ndërkombëtarisht, Omer Kaleshi.

Dora e tij i fali botës së artit shumë kryevepra që prezantuan mbi të gjitha potencialin е vlerave tona kulturore.

Omerin do ta mbajmë mend si shembull të përkushtimit të sinqertë dhe frymëzues për ta larguar sadopak njeriun nga monotonia e përditshmërisë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Omer Kaleshit.