Home Maqedoni Grubi në ClickPlus: Nuk e kemi luksin si shtet të largohemi nga...

Grubi në ClickPlus: Nuk e kemi luksin si shtet të largohemi nga rruga drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë, njëherit edhe ministri për system politik, Artan Grubi në emisionin Click Plus në TV21 përball gazetarëve, Fatmir Aliu e Arben Ratkoceri foli për inkuadrimin e RMV-së në NATO dhe formimit të Qeverisë dhe koalicionit me LSDM-në në zgjedhjet e fundit edhe pse kjo e fundit kishte dy deputet më pak, njofton indeks.mk

Grubi shtoi se RMV-ja po paguan çmim nga pritja për hapjen e negociatave.

“E shohim se çfarë po ndodhë në fqinjin tonë, RMV-ja dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen dhe të inkuadrohen në BE, si pako. Alternativë tjetër nuk kemi. Pavarësisht kritikave nuk kemi alternativë tjetër.”, tha Grubi.

Duke folur për reformat në administratë dhe se çdo gjë që e kemi aritur deri sot e kemi aritur me miqtë tanë SHBA dhe BE, dhe se miqesia jonë duhet të jetë me BE dhe SHBA e jo me Rusinë apo me Lindjen e mesme, prezenca ruse është akktive në Maqedoni ku kemi parti pro Ruse me çdo gjë njejt sikur partia e Putinit. Dhe ne si shtet nuk e kemi luksin të largohemi nga rruga e BE-së, ka theksuar më tej Grubi.