Home Maqedoni Grubi në promovimin e librit të Bedri Islamit – Ky libër do...

Grubi në promovimin e librit të Bedri Islamit – Ky libër do të jetë retrospektivë e çmuar e rrugëtimit kombëtar

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot ka marë pjesë në promovimin e librit studimor “Triada e Kosovës” të veprimtarit Bedri Islami.

“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti dhe kryetarin e komunës së Kërçovës Fatmir Deharin mes miqsh nga Kosova dhe Shqipëria, qëndruam sot në Vlorë për të përgëzuar veprimtarin e çështjes kombëtare Bedri Islamin që ato vite të guximit studentor dhe gjithë qëndresës heroike për çlirimin e Kosovës i ka përjetësuar në botimin e librit studimor “Triada e Kosovës” – ka theksuar Zv Kryeministri i parë në proflin e tij në Facebook.
Ai, më tutje ka shtuar se “Në 41 vjetorin e demonstratave studentore të vitit 1981 në Prishtinë, ky libër do të jetë retrospektivë e çmuar e rrugëtimit kombëtar, ndërsa “Muzeu i Kosovës” në qytetin e pavarësisë dëshmia më e mirë e lidhjes sonë kombëtare në të kaluarën dhe sot me një qëllim të vetëm, Kosovën e lirë dhe të pavarur.”

Promovimi i librit studimor u mbajt në Muzeun “Kosova” në Vlorë ku ishin të pranishëm shumë personalitete të shquara nga Shipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.