Home Maqedoni Grubi: Ngrisim cilësinë e shërbimeve shëndetësore për fëmijët

Grubi: Ngrisim cilësinë e shërbimeve shëndetësore për fëmijët

Në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetësisë lëshuam në përdorim hapësirat tërësisht të renovuara të Repartit të Onkologjisë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.

Përgëzova udhëheqësinë e Klinikës dhe investitorin Makstil për angazhimin në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore ndaj fëmijëve me sëmundje kancerogjene.

Аvancimi i kushteve të trajtimit shëndetësor në spitalet e vendit duke pasur partnerë të vazhdueshëm në këtë mision donatorët e shumtë është ndër prioritetet parësore të programit tonë qeverisës.