Home Maqedoni Grubi: Ngushëllime të sinqerta familjes Starova

Grubi: Ngushëllime të sinqerta familjes Starova

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit dhe akademikut, Luan Starova.

“Sot mbarë bota akademike dhe letrare humbi pendën krijuese të shkrimtarit dhe akademikut tonë të shquar, Luan Starova. Nuk harrohet asnjëherë ai që u lë për trashëgimi brezave pas tij fjalën e mençur të shkruar që t’u shërbejë si udhëzim jete. Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Starova, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Luan Starovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprimtarinë e tij!”, ka shkruar Grubi.