Home Maqedoni Grubi: Prioritet i Qeverisë është zhvillimi ekonomik i vendit dhe ruajtja e...

Grubi: Prioritet i Qeverisë është zhvillimi ekonomik i vendit dhe ruajtja e likuiditetit financiar të kompanive

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi sot së bashku me kryeministrin Kovaçevski dhe ministra kolegë shfrytëzuan tavolinën e përbashkët të punës me udhëheqësinë e OEMVP-së si shkak për shqyrtimin e sfidave që perballet biznesi vendor

Bashkë me kryeministrin Kovaçevski dhe kolegët ministra të resorëve ekonomik u ulëm sot në tavolinën e përbashkët të punës me udhëheqësinë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore për të shqyrtuar të gjitha sfidat me të cilat përballet sektori i biznesit vendor në kohë të krizës globale ekonomike.

Konkluzion i përbashkët i takimit ishte efikasiteti i masave të zbatuara nga ana e Qeverisë për të ruajtur likuiditetin financiar të kompanive dhe u dakorduam që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe më tepër në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit.