Home Maqedoni Grubi uron komunitetin rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare - 8 Prillit

Grubi uron komunitetin rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare – 8 Prillit

Përcjell urimet më të sinqerta ndaj bashkëqytetarëve tanë të komunitetit rom me rastin e shënimit të ditës së tyre ndërkombëtare – 8 Prillit.
Bashkëjetesa mes veçorive kulturore të popujve tanë dhe respekti i ndërsjelltë janë vlerat më të mëdha shoqërore që i posedojmë, ruajtjen dhe avancimin e të cilave e kemi obligim të padiskutueshëm njerëzor.
Sfida të shumta kemi para vetes, por sëbashku mund t’i tejkalojmë me sukses dhe të realizojmë vizionin e përbashkët për ardhmëri të përparuar.