Home Sport Guardiola pranon se Liverpooli luajti më mirë, teksa komenton edhe gabimin trashanik...

Guardiola pranon se Liverpooli luajti më mirë, teksa komenton edhe gabimin trashanik të portierit


Liverpooli ka arritur të fitojë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt në kuadër të Kupës FA.

The Reds triumfuan me rezultat 3-2 për të kaluar në finalen e madhe, falë një loje shumë të mirë nga djelmoshat e Jurgen Klopp.

Pep Guardiola e ka pranuar se Liverpooli ka luajtur më mirë në këtë sfidë dhe e kanë merituar fitoren.

“Kemi dhënë gjithçka pas një pjese të parë shumë të vështirë. Ata janë shumë të fortë, bënë gol dhe për ne ishte e vështirë përmbysja. Përgoj Liverpoolin për fitoren, ndërsa ne gëzohemi me disa gjëra të mira që treguam në fushë”.

“Ata luajtën më mirë se ne në pjesën e parë, na mbyllën mbrapa dhe na hapën shumë probleme”, tha Guardiola.

Trajneri spanjoll foli edhe për gabimin trashanik të portierit Zackary Steffen, kur Sadio Mane ia zuri topin dhe shënoi golin e dytë.

“Ishte një incident, ne kemi nevojë për portierin për të bërë lojën tonë dhe këto gjëra ndodhin. Do të mësojë për të ardhmen, do t’i bëhem mësim. Nuk kam folur me Steffen, por ai është një djalë i fortë dhe do ta marrë vetën”, tha Pep. /Telegrafi/