Home KOSOVË Haradinaj për vëllaun Enverin: "I mbijetove plagëve të luftës, të vranë pas...

Haradinaj për vëllaun Enverin: “I mbijetove plagëve të luftës, të vranë pas shpine”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në përvjetorin e vdekjes ka përkujtuar vëllain e tij Enverin.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale duke mallkuar dorasit, ka thënë se vrasja e Enver Haradinaj ishte bërë pas shpine.

“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Enver Haradinaj më 15 prill 2005 u vra me armë zjarri në një pritë derisa po udhëtonte nga shtëpia e prindërve të tij në Gllogjan për në qytetin e Pejës.