Home Maqedoni Hekuran Duka uron 17 shkurtin me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Hekuran Duka uron 17 shkurtin me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka ka uruar Pavarësinë e Kosovës në mënyrë të pazakontë, duke shpërndarë deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008 në një status të tij në Facebook.

Ja statusi i plotë i Dukës:

“Deklarata e pavarësisë së Kosovës

Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

17 shkurt 2008 – Prishtinë”