Home Rajoni Hoxha mbron drejtoreshën, nuk ka bërë asnjë faj

Hoxha mbron drejtoreshën, nuk ka bërë asnjë faj

Reagime të ndryshme kanë ardhur nga figura të njohura të Kosovës, lidhur me fotografinë e vendosur në shkollën teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ku ndalohet bartja e shamisë në shkollë.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe imami kosovar, Muhamed Dërmaku, i cili thotë se nuk e vë në faj drejtoreshën e shkollës në fjalë.

“Drejtoresha e shkollës në Gjakovë nuk ka bërë asnjë gabim shtesë, mos i hipni në qafë. Ajo thjesht i ka nxjerrë në foto gjërat e ndaluara brenda shkollës që i përfshinë një udhëzim administrativ nga Ministria e Arsimit”, ka shkruar Dërmaku në Facebook.

Mes tjerash ai ka thënë se shumica e njerëzve më mirë kuptojnë nga fotot sesa nga shkrimet.