Home Maqedoni Hoxhë Omer Dauti: Falja nga zoti arrihet me Kur’an, shumë prindërit ankohen...

Hoxhë Omer Dauti: Falja nga zoti arrihet me Kur’an, shumë prindërit ankohen se fëmijët kanë rënë pre e filmave pornografik!

Hoxha nga Tetova, Omer Dauti në një prononcim për indeks.mk ka folur për rrjetet sociale, varshmëria ndaj tyre dhe tiparet negative që dalin nga përdorimi i rrjeteve sociale.
Dauti tha se koha është shumë e shtrenjtë për myslimanët, dhe se falja nga zoti arrihet me kur’an në dorë e jo me telefon në dorë.

Hoxha ka thënë se studimet e fundit vërtetojnë se rrjetet sociale janë varësi dhe kanë aritur ti largonjë studentët nga leximi i librave, njerëzit nga leximi i kur’anit dhe nga familja.

Dauti ka thënë se Ramazani është muaj i faljes dhe i mëshirës që duhet shfrytëzohet nga myslimanët.
Ai sqaron se zoti do ti falë të gjithë përpos atyre që krenohen me mëkatin e tyre dhe të njëjtat i shpërndajnë nëpër rjetet sociale për të marrë një pëlqim më tepër. Shton se njerëzit janë hidhëruar me njëri tjetrin për shkak të pëlqimeve, shkruan indeks.mk

Meqenëse gjendemi në muajin e Ramazanit, Dauti tha se fotografimi i sofrës së iftarit dhe shpërndarja e fotografisë, është një mëkat ose një sprovë në të cilën bien shumë njerëz. Ai shton se besimtarët në këtë muaj të mëshirës duhet të solidarizohen me njëri tjetrin dhe jo të lavdërohen me ushqim para njëri tjetrit.

Potencon se rrjetet sociale dhe teknologjia ndikojnë në psikologjinë e njeriut dhe dëmtojnë ekonomitë familjare. Hoxha thotë se ka raste kur prindërit kanë hyrë në kredite e kamata për të siguruar telefonin smart të tipit të fundit fëmijës së tij, pavarësisht faktit se në shtëpitë e tyre mungojnë shumë gjëra tjera elementare.

Deklaron se familje të shumta janë shkatëruar për shkak të rjeteve sociale dhe se ofendimet e degradimet bëhen në mënyrë më të lehtë kundër njëri tjetrit nëpërmes profileve falco.
Tregon se shumë prindër ankohen se fëmijët e tyre të mitur kanë rënë pre e filmave pornografik, çdo gjë që ndaluar është haram./indeks.mk/