Home Rajoni Hyseni viziton punimet në palestrën në Zhegër

Hyseni viziton punimet në palestrën në Zhegër

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet në palestrën e sporteve në Zhegër.

Ai ka thënë se sportistët brenda një viti do të kenë mundësi që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre në një objekt bashkëkohor.

“Gjatë vizitës në Zhegër, u kujdesa që angazhimi dhe përkushtimi i binomit të bashkëpunimit qeveri-komunë në vazhdimin e punimeve në këtë infrastrukturë shumë të rëndësishme sportive për Zhegrën e Gjilanin, po shkonte sipas planit”, ka thënë me këtë rast kryetari Hyseni.

“Sportistët e sportdashësit e këtij lokaliteti, jo më gjatë se brenda një viti, do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre në një objekt bashkëkohor i cili ua plotëson kërkesat e nevojat e tyre, duke iu siguruar kushte të përshtatshme për stërvitje e lojë”, ka theksuar kreu i Komunës, Alban Hyseni.