Home Maqedoni Ibraimi: Muzafer Xhaferi dhe dëshmorët tjerë e dhanë jetën për liri dhe...

Ibraimi: Muzafer Xhaferi dhe dëshmorët tjerë e dhanë jetën për liri dhe ditë më të mira

Në shënimin e 21 vjetorit të fillimit të luftës së vitit 2001, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Nëpërmjet një postimi në Facebook Ibraimi tha se kujtimi për ta është i përjetshëm.

“Sot në 21 vjetorin e fillimit të luftës  së vitit 2001, bashkë me familjarë ,veteranë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të institucioneve e nderuam dhe përkujtuam dëshmorin e parë të rënë,MuzaferXhaferi, dhe gjithë dëshmorët e kësaj lufte.Si ai dhe shumë pjesetarë të tjerë të UCK-së e dhanë  jetën për ditë më të mira dhe për lirinë e kombit.Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët!”, ka shkruar kryetari Haraçinës.