Home Maqedoni Ibraimi takoi çiklistët që u nisën nga Shkupi drejt Çanakalasë

Ibraimi takoi çiklistët që u nisën nga Shkupi drejt Çanakalasë

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi sot ka përcjellur grupin e çiklistëve të cilët u nisën nga Shkupi drejt Çanakalasë.

“Sot në orët e hershme të mengjesit, pritëm mysafir grupin e çiklistëve nga rajoni në mes të cilëve edhe çiklistë nga Shkupi, të cilët udhëtojnë drejt Çanakkalasë me qëllim që të përkujtojnë dëshmorët e rënë nga trojet tona. Gjashtë çiklistët nga vende të ndryshme të Ballkanit si Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Sanxhaku, janë nisur nga Çarshia e Shkupit, duke kaluar edhe nëpërmjet Komunës së Haraçinës të cilët do të  udhëtojnë 800 km deri në Çanakkala të Turqisë. Ju deshiroj rrugë të mbarë e të sigurtë”, ka shkruar kryetari Ibraimi.