Home Maqedoni Iftar i përbashkët nën organizimin e komunës së Bogovinës

Iftar i përbashkët nën organizimin e komunës së Bogovinës

Vazhdon aktiviteti i organizimeve të iftareve në vend. Komuna e Bogovinës në bashkëpunim me Myftininë e Tetovë, në kuadër të aktiviteteve të Ramazanit, në Restorant Elita (fsh. Kamjan), organizuan iftar të përbashkët për imamët, mualimët, muezinët dhe mutevelinjtë e xhamive dhe Kryetarët e Bashkësive Lokale të Komunës së Bogovinës.

Në këtë manifestim të cilin e moderoi Mr. Xhemil ef. Sadiki, të pranishëm ishin: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu, hoxhallarët dhe mutevelinjtë e Xhamive të Komunës së Bogovinës.

Ndërkaq në këtë manifestim fjalë përshëndetëse kishte Kryetari i Komunës së Bogovinës dhe Myftiu i Tetovës, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit, si dhe e luti Allahun fuqiplotë që t’ua bëjë kabull të gjitha lutjet dhe agjërimet. Në fund duaja e ushqimit u bë nga Imami i Xhamisë së Re të fsh. Bogovinë Hakik ef. Misimi.