Home Uncategorized Inflacioni arrin në nivele rekord në Turqi, më i larti që nga...

Inflacioni arrin në nivele rekord në Turqi, më i larti që nga viti 2002

Norma e inflacionit në Turqi ka arritur nivelin më të lartë në 20 vjetet e fundit, pasi rritja e çmimeve botërore të energjisë komplikoi problemet ekzistuese ekonomike të vendit.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin mars 2022 u rrit 61 për qind nga 54 për qind që ishte në shkurt, duke arritur në nivelin më të lartë që nga marsi i 2002-së.

Kostot e ushqimit, të cilat përbëjnë rreth një të katërtën e shportës së inflacionit të Turqisë, u rritën 70 për qind nga viti në vit, ndërsa kostot e energjisë u rritën pothuajse 103 për qind.

Edhe përpara agresionit ushtarak rus të Ukrainës, që shkaktoi rritjen e kostos së energjisë, Turqia po përballej me inflacionin më të lartë që kur partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan erdhi në pushtet pothuajse dy dekada më parë.

Shpenzimet enorme kanë dhënë një goditje të rëndë mbështetjes për Erdoganin nga qytetarët. Mirëpo, presidenti turk, një “armik i interesit” ka refuzuar të lejojë Bankën Qendrore të vendit të rrisë normat e interesit.