Home Sport Interi me dy mungesa të mëdha ndaj Torinos

Interi me dy mungesa të mëdha ndaj Torinos


Marcelo Brozovic dhe Stefan de Vrij thuhet se janë jashtë skuadrës së Interit për t’u përballjen ndaj Torinos nesër (e diel) në mbrëmje.

Kampioni aktual i Serie A do të luajë nesër ndaj Torinos në ‘Stadio Olimpico’ me fillim nga ora 20:45.

Nerazzurrët janë të detyruar të përballen me disa mungesa pas lëndimeve në fitoren e tyre në mesjavë 1-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Të dy lojtarët e formacionit titullarë, Brozovic dhe De Vrij u larguan nga loja para kohe në Anfield, shkaku i problemeve të vogla muskulore.

Ndërsa mbrojtësi ishte jashtë, shpresohej se kroati do të rikuperohej në kohë për të qenë të paktën në stol.

Megjithatë, Sky Sport Italia pretendon se Simone Inzaghi e ka lënë Brozovic në shtëpi për t’u rikuperuar dhe ai tashmë është larguar nga kampi stërvitor.

Matias Vecino pritet ta zëvendësoj atë, ndërsa Nicolo Barella është gati pasi mungoi në të dyja ndeshjet e ndeshjes me Liverpoolin për shkak të pezullimit. /Telegrafi/