Home Maqedoni Intervenohet në infrastrukturën e Tetovës

Intervenohet në infrastrukturën e Tetovës

Bilall Kasami ka publikuar disa fotografi në të cilat organet kompetente për mirëmbajtjen e rrugëve të Tetovës po intervenojnë në infrastrukturë.
“Intervenimet infrastrukturore vazhdojnë. Ekipet tona po sanojnë dhe nivelizojnë pusetat në rrugën “Boris Kidriç” dhe “Bllagoja Toska”. Gjithashtu, po rregullohen edhe pjesë të dëmtuara të trotuarit dhe hapësirave në rrethet e qytetit tonë. Po punojmë për çdo ditë për ta bërë Tetovën tonë një qytet të mirëfilltë dhe evropian”, shkruan Kasami.