Home Maqedoni Jep dorëheqje Muhamed Zekiri pas kërkesës së Prokurosisë për arrestim!

Jep dorëheqje Muhamed Zekiri pas kërkesës së Prokurosisë për arrestim!

Pas raportimeve të sotshme se Prokuroria ka kërkuar arrestimin e sekretarit të Qeverisë, Muhamed Zekirit, ky i fundit ka vendosur që të jep dorëheqje nga posti i tij, informon Zhurnal.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Zekiri në rrjetin social FB, ku ka shkruar se gjatë gjithë jetës së tij ka zgjedhur rrugën e vërtetë dhe rrugën e ndershme, andaj sipas këtyre parimeve, ai jep dorëheqje.

Zekiri njofton se do të jetë i disponueshëm për opinionin dhe institucionet për të dëshmuar pafajësinë e tij.

” I nderuar kryeministër i RMV, z.Dimitar Kovaçevski Gjatë karierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, te drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qendruar mbi këto vlera të jetës sime të colave do tu mbetem besnik, jap dorëheqje të parebokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV. Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajsinë time. I nderuari kryeministër, Ju faleminderit për mundësin e dhën të jem pjesë e përbërjes Tuaj qeveritare dhe Ju faleminderit që besuat në angazhimin dhe përkushtimin tim në punë”, ka shkruar Zekiri.

Ndryshe sot siç bëri të ditur Zhurnal, Zekiri dyshohet se së bashku me dy shtetas kroat, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe pa një furnizim publik ka lidhur marrëveshje për shërbime konsultative me person juridik. Kështu ai ka dëmtuar buxhetin me 57,932,100,00 denarë./Zhurnal.mk