Home Bota Jo, Albert Ajnshtajn nuk ka ngelur në shkollë. Disa fakte që na...

Jo, Albert Ajnshtajn nuk ka ngelur në shkollë. Disa fakte që na i kanë mësuar gabim

Ndonjëherë mund të ndodhë që të shpërndahen informacionet ashtu si i kemi mësuar, pa ndjerë nevojën qe të bëjmë kërkime të mëtejshme nëse bëhet fjalë për informacione të rreme ose jo. Kështu ka ndodhur edhe me këto mite që vazhdojnë të thuhen si të vërteta:

Kameleoni e ndryshon ngjyrën e trupit për t’u fshehur (kamufluar) dhe përshtatur çdo mjedisi

Në fakt, këtë aftësi për të ndryshuar ngjyrën ata e përdorin për të mbajtur një temperaturë të caktuar të trupit dhe si një mënyrë për të komunikuar me kameleonët e tjerë.

Jo, Albert Ajnshtajn nuk ka ngelur në shkollë. Disa fakte që na i

– Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën

Në një studim të vitit 2005 nga Universiteti i Michigan-it, 85% e amerikanëve besonin se Kolombi zbuloi kontinentin dhe vetëm 2% ishin në gjendje të përgjigjeshin saktë se ai nuk mund ta kishte zbuluar Amerikën sepse amerikanët vendas jetonin tashmë aty. Europiani i parë që zbarkoi në Amerikë pranohet nga historianët si eksploruesi viking Leif Erikson, i cili lundroi nga Groenlanda për në Kanada rreth vitit 1000 para Krishtit.

Pasi lundroi përtej Oqeanit Atlantik për 10 javë, Kolombi zbarkoi në një ishull të vogël në Bahamas, të cilin e quajti San Salvador. Kolombi i quajti të gjithë njerëzit që takoi në ishuj “indianë”, sepse ishte i sigurt se kishte arritur në Indi. Udhëtimet e tij i hapën kolonizimit europian, i cili pati një ndikim shkatërrues mbi popullatat indigjene.

Jo, Albert Ajnshtajn nuk ka ngelur në shkollë. Disa fakte që na i

– Isak Njuton “zbuloi” gravitetin kur një mollë i ra në kokë

Jo, Albert Ajnshtajn nuk ka ngelur në shkollë. Disa fakte që na i

Legjenda e mollës së Njutonit nuk është e vërtetë, por si shumë legjenda urbane, është një version i zbukuruar i diçkaje që ka ndodhur në të vërtetë. Molla nuk i ra në kokë Njutonit, por ai filloi të teorizonte për gravitetin kur pa një mollë që binte nga një pemë dhe filloi të mendonte për të. Vetë ngjarja është shkruar në kujtimet e tij: “Pse ajo mollë duhet të zbresë gjithmonë pingul me tokë? Pse nuk duhet të shkojë anash ose lart, por vazhdimisht në qendrën e tokës? Me siguri, arsyeja është se toka e tërheq atë dhe duhet të ketë një fuqi tërheqëse në materie.”

– Albert Ajnshtajn ka ngelur në matematikë në shkollë dhe ishte një student i keq

Jo, Albert Ajnshtajn nuk ka ngelur në shkollë. Disa fakte që na i

Duket ide frymëzuese për ata që shkollën nuk e konsiderojnë të rëndësishme dhe bazohen në këtë shembull si justifikim, por në fakt Ajnshtajni nuk ishtë i tillë. Ai ishte një student i shkëlqyer në matematikë dhe në çdo lëndë. Kjo histori u përhap në kohën kur dështoi në një nga provimet për t’u pranuar në Politeknikun e Zyrihut. Ajnshtajni ishte ende në vit të parë të shkollës së mesme në atë kohë dhe nuk fliste mirë frëngjisht, gjuhën në të cilën u dha provimi. Për më tepër, ai provimin e matematikës e kaloi me sukses, por ngeli në provimin e gjuhës, botanikës dhe zoologjisë.

– Muri i Madh Kinez është e vetmja vepër e njeriut që duket nga hapësira

Jo, Albert Ajnshtajn nuk ka ngelur në shkollë. Disa fakte që na i

“E vetmja gjë që mund të shihni nga Hëna është një sferë e bukur, kryesisht e bardhë, me disa pjesë blu dhe pjesë të verdha dhe herë pas here disa bimësi jeshile” i tha NASA-s astronauti i Apollo 12, Alan Bean. “Asnjë objekt i krijuar nga njeriu nuk është i dukshëm në këtë shkallë.”

Strukturat që mund të shihen varen kryesisht nga moti dhe nga sa larg gjendemi në të vërtetë nga planeti. Në vitin 2003, një astronaut kinez madje pranoi se nuk mund ta shihte Murin e Madh nga hapësira sepse kushtet e motit nuk ishin të përshtatshme. Me mot të mirë, astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës mund të shohin p.sh. Piramidat e Mëdha të Gizës, qytetet kryesore gjatë natës, Himalajet etj.