Home Sport John McGinn mbetret objektivi kryesor i Manchester Unitedit për mesfushën

John McGinn mbetret objektivi kryesor i Manchester Unitedit për mesfushën


Manhcester United po kalon nëpër një moment jo të mirë në Ligën Premier, ku përkundër pretendimeve të larta që kishin në start tani ndodhen në pozitën e shtatë në kampionat.

Tek gjiganti anglez priten investime të mëdha në verë, pasi Djajtë e Kuq duan të rikthehen protagonist në sezonin e ri duke luftuar për titull.

Njëri nga objektivat kryesor të tyre mbetet mesfushori skocez John McGinn që po shkëlqen tani e disa vite me fanellën e Aston Villas.

27-vjeçari është njëri nga mesfushorët qendror më të mirë në Angli, teksa ka qenë lojtari kryesor në mesfushën e Aston Villas këtë edicion duke shënuar edhe tre gola e duke asistuar në dy të tjerë në 28 paraqitje zyrtare.

The Telegraph ka raportuar se Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë deri në 45 milionë euro për ta transferuar McGinn, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2024.

Vet reprezentuesi skocez ka pranuar se do t’i pëlqente të luante në Old Traford, ku do të bashkohej me bashkëkombësin e tij Scott McTominay.

Gjithsesi përveç United, në garë për skocezin mbeten edhe skuadrat e tjera si Arsenal, Tottenham Hotspur e Newcastle United. /Telegrafi/