Home Maqedoni Ka kryer 14 operacione në gjoks, Katie Price tregon rezultatet në një...

Ka kryer 14 operacione në gjoks, Katie Price tregon rezultatet në një paraqitje me bikini

Katie Price ka zbuluar rezultatet e punës së saj më të madhe të gjoksit, teksa bëri një paraqitje me bikini në Tajlandë.

Ajo zbuloi dukjen e gjoksit të saj pas ndërhyrjeve të shumta, teksa pozoi në një varkë me të fejuarin Carl Woods, shkruan The Sun.

43-vjeçarja ishte mbështetur në jastëkë dhe buzëqeshte, ndërsa Carl, 33 vjeç, buzëqeshi pranë saj.

Katie tregoi gjoksin e saj në një bluzë të shkurtër që theksonte belin e saj të vogël dhe e kombinoi atë me një mbështjellës të bardhë me fije në pjesën e poshtme.

Ish-modelja magjepsëse, e cila tani publikon fotografi provokuese për fansat e saj në rrjetin social për të rritur OnlyFans, dukej e kënaqur me figurën e saj të re trupore pasi shkoi në Bangkok për t’u futur sërish nën brisk.

Kjo ndërhyrje shënon operacionin e 14-të të gjoksit të Katiet.

Në dhjetor, Katie iu nënshtrua liposuksionit, iu hoq dhjami nga barku i saj dhe bëri ngritjen e gjoksit në ‘BeClinic’ në Bruksel.

Ajo tregoi me krenari plagët me të cilat kishte mbetur pas operacionit të saj të 11-të të gjoksit në vitin 2020 – pasi iu reduktuan asetet.

Duke folur për dhimbjen që kalon sa herë kryen ndërhyrje në gjoks, ajo tha për The Sun: “Nëse jam e sinqertë me ty, nëse nuk ka dhimbje, nuk ka asnjë fitim. Çmimi i bukurisë është ndonjëherë fakti që duhet të kalosh dhimbjen”.

“A është e dhimbshme? Operacioni i parë që bëra ishte i pakëndshëm”, tha modelja britanike.

Image

 

“Këto gjinjtë kanë qenë në Amerikë, Angli, Belgjikë dhe tani këto janë gjinjtë e Turqisë. Sapo i kam reduktuar”, shtoi ajo.

“Implantet e mia të vjetra – i kam në një çantë, peshonin shumë dhe Jezus, kur i mbaja ato ishin vërtet të rënda”.

Image

 

“Jam shumë e emocionuar sepse më në fund do të jem në gjendje të vesh rroba me të cilat nuk dukem e trashë”, thotë Katie.

Katie për herë të parë hyri në një ndërhyrje kirurgjikale në vitin 1998, për të zmadhuar gjoksin e saj.

Image

 

Që kur ajo ka shpenzuar shumë kohë në shtratin e operacionit – nga heqja e rrudhave të fytyrës, heqja e celulitit në këmbë, mbushja, botoksi etj.