Home Sport ‘Kam ngjashmëri me Pogba e Vieiran, por unë mbetem Zakaria’ – mesfushori...

‘Kam ngjashmëri me Pogba e Vieiran, por unë mbetem Zakaria’ – mesfushori i Juves nuk i do krahasimet


Denis Zakaria refuzon ta krahasojë veten me Paul Pogba apo Patrick Vieira dhe thotë se e ka një shans të shkëlqyer që të zhvillohet te Juventusi.

Zvicerani iu bashkua Zonjës së Vjetër nga Borussia Monchengladbachu në afatin e janarit për 4.5 milionë euro.

Ai shënoi në debutimin e tij ndaj Hellas Veronas në muajin shkurt, ndërsa më pas ka pasur probleme me lëndime muskulore dhe pritet të jetë në dispozicion në Derby d’Italia në fundjavë ndaj Interit në Allianz Stadium.

“Ndihem më mirë, jam angazhuar shumë. Ka qenë frustruese, sepse kam ardhur këtu të luaj. Askujt nuk i pëlqejnë lëndimet, sidomos kur i bashkohesh një klubi të ri”, është shprehur 25-vjeçari për DAZN.

(Foto: Instagram/deniszakaria)

Zakaria është krahasuar me disa prej mesfushorëve të shkëlqyer, siç janë dy ish-futbollistët e Juventusit, Patrick Vieira dhe Paul Pogba.

“Është emocionuese të krahasohesh me këta futbollistë të mëdhenj, por sic kam thënë gjithmonë, unë jam Denis Zakaria”.

“Kam stilin tim, me gjithë respektin për të gjithë futbollistët. Kam karakteristika të veçanta, nuk mendoj se jam një Pogba ose Vieira. Janë shumë ngjashmëri, por unë mbetem Zakaria”, ka shtuar mesfushori. /Telegrafi/