Home Sport Kampion shtetëror për katër vite rrjesht, nuk ndalet Ardijan Azemi

Kampion shtetëror për katër vite rrjesht, nuk ndalet Ardijan Azemi

Që në moshën 13 vjecare Ardijani u regjistrua në Klubin e boksit “Shkupi” ku filloi dhe vazhdon karieren e tij. Ardijani tashmë konsiderohet profesionist pasi që nga ajo moshë e deri sot behen 6 vite qe ushtron profesionin e tij.

Ndeshja e parë u zhvillua brenda Maqedonise së Veriut, në të cilen Ardijani u shpall fitues, dhe kështu vazhdoi të korrë fitore në të gjitha ndeshjet si brenda, ashtu dhe jashte shtetit.
Ardijani ka marrë pjesë në turneun “Lah Nimani” në vitin 2020, I cili konsiderohet një nder turnet me të vjeter historikisht dhe më të avancuarit, në të cilin Ardijani fitoi dhe morri titullin “The Best Boxer 2020” – “Boksieri më I mirë I 2020”.

Krahas kësaj Ardijani ka luftuar edhe në shumë ndeshje të tjera, në të cilat ka marre fitore pothuajse në të gjitha.

Ardijani merr titullin “Kampion I Shtetit” 4 vite rresht, ne vitin 2018, 2019, 2020 dhe 2021.
Ne garat Ballkanike Ardijani ka korrur fitore në cdo ndeshje me medalje të arte, dhe merr titullin “Kapion I Ballkanit” 5 vite rresht, në vitin 2017, 2018, 2019, 2020, dhe 2021.

Ndeshja me e rendesishme e Ardijanit, të cilen ai e ka me për zemër është ndeshja në kampionatin Europian, në finale me boksioerin me të mirë nga Ukraina, ku Ardijani bëri bujë në historinë e MV duke qenë sportisti I parë I boksit që kthehet me fitore si “Kampion I Europes”.

​Aktualisht Ardijani është në përgatitje sportive për garat Olimpike, që do të zhvillohen në Qershor të ketij viti, si dhe për Kampionatin Boteror 2023, në të cilat besojme fort se do të dalë përseri Kampion./TV NEWS