Home Maqedoni Kampioni i RMV në bodybuilding, Jusufi: Dua të arrij në garat europiane...

Kampioni i RMV në bodybuilding, Jusufi: Dua të arrij në garat europiane dhe botërore

Ajremin Jusufi nga Shkupi është kampioni i ri i Maqedonisë së Veriut në Bodybuilding për vitin 2022 në kategorinë “Men’s Physique’ -178. Jusufi këtë vit arriti suksesin më të madh në karrierën e tij, duke dal kampion i vendit, përderisa vitin e kaluar ishte nën kampion dhe përfaqësoi Maqedoninë në garat Ballkanike që u zhvilluan në Rumani, aty ku u bë edhe anëtar në IFFB.

Në një intervistë për Shenja, Ajremin Jusufi shpjegon arsyen pse nisi të merret me këtë lloj të sportit.

“Mbi 10 vite merrem me këtë sport aktiv dhe çdo vit përmirësohem edhe më shumë. Arsyeja që nisa të merrem me këtë lloj të sportit ishte nën-pesha që kisha dikur me 45 kg dhe kisha kritika të shumta nga shoqëria dhe rrethi im. Fillova të shoh në youtube video motivuese të Bodybuildingut dhe sot jam në faz definimi përgatitje për gara 4% fat peshoj për rreth 80kg, ndërsa në fazën off season që është jashtë përgatitjeve për gara, e arrijë peshën +85kg, por jo më shumë se 8-10% body fat”, thotë fillimisht Jusufi, duke vazhduar se objektivi tij është që të arrijë garat Europiane dhe Botërore:  “Qëllimi im është që të arrijë sa më shumë në këtë sport dhe pse jo deri në garat Europiane dhe Botërore”, shprehet shkupjani.