Home Rajon Kaplohet nga zjarri ‘Viva Fresh Store’ në Ferizaj – policia jep detaje

Kaplohet nga zjarri ‘Viva Fresh Store’ në Ferizaj – policia jep detaje


Objekti i supermarketit  “Viva Fresh Store”, në  Ferizaj është kapluar nga flaka e tymi, pak minuta pas mesnate.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet objekti tërësisht në flakë.

Në vendngjarje kanë arritur zjarrfikësit dhe policia.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

Ai ka bërë të ditur se zjarri po rrezikon edhe objektet tjera përreth.

Sipas tij, afër objektit që po digjet ndodhet edhe një pompë derivatesh e cila rrezikohet të përfshihet nga flaka.

Tutje tha se është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësit e qyteteve tjera, pasi thekson se zjarri është jashtëzakonisht i madh dhe nuk mundet të lokalizohet vetëm me ekipin e zjarrfikësve të Ferizajt. /Telegrafi/