Home Maqedoni Kasami e mbushi komunën me militantë të Lëvizjes Besa!

Kasami e mbushi komunën me militantë të Lëvizjes Besa!

Lum i madh punësimesh partiake në komunën e Tetovës nga ana e Bilall Kasamit. Për 3 muaj janë punësuar 80 militantë dhe aktivistë partiak nga kryetari në fjalë.

Në zgjdhjet lokale të 2021-tës Kasami kishte deklaruar se nuk do të ketë asnjë punësim partiak nëse ai zgjidhet kryetar i Tetovës.

“As që behët fjalë, komuna e Tetovës është e gjithë qytetarëve. Për atë përcaktimi jonë është që punësimet të jenë të përkohshme që do të shkojnë me konkurs. Në asnjë moment nuk do të ketë angazhim të punëtorëve partiak edhe assesi i punëtorëve partiak se angazhimi do të jetë i ekspertëve . Jo detyrimisht do të jenë nga Tetova”, ishin fjalët e Kasamit.

Kanë reaguar edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim më saktësisht këshilltari i kësaj partie, Blerim Osmani.

“Nga ajo çfarë pamë kryesisht janë aktivistë partiak. Nuk dua të përmendi emra siç kanë bërë këta para nesh, por dua të them se ka pasur punësime, ish-kandidat për kryetar komune, ish-funksionar të punësuar që kanë qenë në ministrinë e Bujqësisë dhe kjo nëse kritikohet si dukuri dhe vetë e bënë mendoj se nuk është mirë për qytetarët tanë”, tha Blerim Osmani, këshilltar i BDI-së.