Home Maqedoni Kasami-Grigorian, projektet e UNDP janë në procedurë e sipër

Kasami-Grigorian, projektet e UNDP janë në procedurë e sipër

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka takuar sot ambasadorin e UNDP-së, Armen Grigorian.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të Kasamit:

“Sot, në Tetovë mirëprita ambasadorin e UNDP-së, Armen Grigorian ku diskutuam për projekte të ndryshme të Komunës së Tetovës, projekte këto të mbështetura nga UNDP që janë në procedurë e sipër. Po ashtu, ambasadorin e informova se komuna jonë është e gatshme për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve tjera që janë në interes të qytetarëve. Bashkë me ambasadorin vizituam rrugën e “Banjës”, rrugë kjo që tani është shumë më e frekuentuar, por njëkohësisht paraqet problem për shkak të rrëshqitjes së dheut. Muri mbrojtës dhe rrëshqitja e dheut është një problematik për qytetarët dhe vizitorët e kësaj ane dhe ne shpresojmë se me një përkushtim dhe vëmendje më të madhe do t’a eliminojmë këtë. U pajtuam që me mbështetje të UNDP- së, këtë problem ta zgjidhim duke i’ u ofruar qytetarëve një vend të rehatshëm për atraksion dhe një rrugë të mirëfilltë me standarde evropiane”, shkruan Kasami.