Home Maqedoni Kasami i mashtroi tetovarët, parkingu u shtrenjtua!

Kasami i mashtroi tetovarët, parkingu u shtrenjtua!

Parkingu në Tetovë përveç që u shtrenjtua, qytetarët nuk përfituan as edhe 1 orë pa pagesë, ashtu siç premtoi Kasami në një intervistë për TV21. Ai para kamerës tha se çmimi është rritur, por premtoi se parkingu do të paguhet deri në ora 21h, e jo siç ka

“Pjesërisht do të ketë rritje, por të informojë qytetarët se me vendim të këshillit do të ulet ora, për momentin është deri në ora 10, do të ulet për një orë në mbrëmje dhe qytetarët do të kenë një orë më shumë të parkojnë pa pagesë”, tha kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.

E tani kur u vendosën tabelat e reja, vërehet se pagesa është deri në ora 23h me kohën verore. Kasami tani thotë se mund të ketë gabim, sipas tij duhet të jetë deri në ora 21h.

“Do të duhet ta përcjell se unë e di se duhet të jetë deri në ora 9h, nëse është deri në ora 11h duhet të jetë gabim teknik, duhet ta konfirmojë edhe ta shohë se për çfarë bëhet fjalë”, tha Kasami.

E këshilltarët e BDI-së në komunë nuk e lanë pa kritikuar, duke thënë se Kasami nuk e mbajti edhe këtë premtim.

“E dëgjova edhe pyetjen nga ju gazetarët se me orarin nuk përmbahet dhe ai premtimi i dytë ku tha se do të ulet kohëzgjatja nga 10 në 9. Tani e shohim në disa tabela se është në ora 11 të mbrëmjes në ora 23”, tha Blerim Osmani këshilltar i BDI-së.

Ndryshe Kasami në fushatën zgjedhore premtoi se do të ketë parkim pa pagesë deri sa të gjen një zgjidhje për vend parkim, por ai këtë premtim e mbajti vetëm dy javë edhe më pas e rriti edhe çmimin e parkimit zonal për 10 denarë në çdo zonë. Nga 20 denarë u rrit në 30 denarë në zonën B edhe nga 30 në 40 denarë në zonën A./TV21