Home Maqedoni Kasami mirëpriti ambasadorin polak në vend, Wojciech Tycinski

Kasami mirëpriti ambasadorin polak në vend, Wojciech Tycinski

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami sot ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në RMV, Wojciech Tycinski.
Sot realizova takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Wojciech Tycinski.
Në takim diskutuam për shumë çështje që janë në dobi të qytetarëve të Tetovës, ku theks i veçantë ishte bashkëpunimi dhe marrja e përvojave në menaxhim me problematikat dhe gjetjen e zgjidhjeve optimale në pushtetin lokal.
Ambasadori, Wojciech Tycinski, shprehu gadishmërinë e Republikës së Polonisë për mbështetje të komunës sonë në hapërimin e saj drejt shëndrimit në një komunë evropiane.
Unë e falemenderova për mbështetjen e madhe miqësore nga Republika e Polonisë në aspiratat evropiane të vendit tonë, si dhe në sfera të tjera me rëndësi për qytetarët, siç është ndihma nga Polonia gjatë kohës së pandemisë.