Home Maqedoni Kasami mirëpriti kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni

Kasami mirëpriti kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni

Sot në Tetovë, zhvillova një takim vëllazëror me kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ku diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave të ndryshme në zbatimin e tërësishëm të programit për zhvillimin e qyteteve si dhe mundësinë e thithjes së IPA fondeve në aspektin e fqinjësisë së mirë.
Në këtë takim u dakorduam që bashkërisht me komunën e Gjilanit të aplikojmë në thirrjen për IPA CBC me Kosovën, thirrje kjo që do të jetë ndihmë e drejtëpërdrejt në sferën e ekologjisë për të krijuar kështu një ambient më të pastër dhe sa më cilësor.
Qytetarët tanë meritojnë një jetë më të mirë andaj edhe politikat tona do të jenë në këtë drejtim për të zbatuar në përpikshmëri programin tonë për t’a bërë qytetin tonë një qytet Evropian dhe të denjë për qytetarët.