Home Maqedoni Kasami në Zvicër u takua me kryetarin e Wil-it, Hans Mader

Kasami në Zvicër u takua me kryetarin e Wil-it, Hans Mader

Në vazhdën e aktiviteteve politike dhe takimeve me zyrtarë zvicerian, kryetari i komunës se Tetovës, Bilall Kasami sot është pritur nga kryetari i Wil-it, Hans Mäder.

“Me të bashkëbiseduam për shumë tema të ndryshme në lidhje me aspektin menaxhues dhe binjakëzimin e mundshëm mes dy komunave tona. Tetova ka potencial zhvillimi dhe për këtë e sigurova z. Häns.

Investimet zviceriane si dhe zhvillimi në rafshin lokal ishin edhe një pjesë e kornizës së bisedës sonë. Përvojat ndërkombëtare, do të na shërbejnë për ta bërë Tetovën një qytet model dhe me standarde Evropiane!

Falënderoj edhe njëherë nga zemra mikun tim, imamin e xhamisë së Wilit, z. Bekim Alimi për kontributin dhe angazhimin e tij që të ndërmjetësoj këto takime mjaft të rëndësishme, synimi i të cilëve është të mundësojmë kushte dhe investime për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të Tetovës!”, ka njoftuar Kasami.(INA)