Home Maqedoni Kasami uron 8 Marsin - Ditën e Gruas

Kasami uron 8 Marsin – Ditën e Gruas

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëkohësisht i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka uruar 8 Marsin – Ditën e Gruas. Kasami është shprehur se çdo ditë gratë na e bëjnë më të lehtë jetën.
“Urime të gjithë nënave, grave, vajzave sepse ata janë dashuria e kësaj jete. Sakrifica e gruas është e pazëvendësueshme në familje, në shtëpi, në punë, në shkollë dhe në shoqëri. Një nënë, një grua, një vajzë e fuqishme do të thotë një familje e shëndoshë, një shkollë cilësore, një spital me vlera, një universitet superior, një fëmijë të edukuar dhe të kulturuar, dhe mbi të gjitha një shoqëri me vlera të larta morale dhe etike. Fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri padyshim do të shihet si një mundësi e mirë për arritjen e barazisë gjinore e jo si një kuotë e përqindjes. Përkushtimin dhe respektin ndaj nënës, gruas, vajzës duhet shfaqur për çdo ditë e jo vetëm më 8 Mars, sepse ata për çdo ditë na e bëjnë më të lehtë jetën”, shkruan Kasami në facebook.
Gëzuar 8 Marsin Dita e Gruas!