Home Maqedoni Kërcënohet drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës, i kërkohet dorëheqja nga njerëzit e...

Kërcënohet drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës, i kërkohet dorëheqja nga njerëzit e Bilall Kasamit

Duke u thirr në emrin e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, Sedat Sulejmani ka telefonuar drejtoreshën e Gjimnazit të Tetovës, Teuta Kamberin Llalla dhe të njëjtës i ka kërkuar që deri të hënën, sot, të japë dorëheqje.

Këtë, siç thotë Kamberi Lalla e ka bërë duke refuzuar të japë shkaqet pse duhet ajo të japë dorëheqje dhe duke refuzuar që paraprakisht ajo të takohet me Kasami.

“Sapo u hap biseda, nga zotëri Sedati u kërkua nga unë dorëheqja në emër të kryetarit të Komunës. Në ato momente unë kërkova sqarim dhe kërkova takim me kryetarin e Komunës”, tha Kamberi Llalla para kamerës së TV21.

Ajo thotë se Kasami nuk ka pranuar të takohet me të dhe prandaj ka deleguar Sulejmanin.

Ky i fundit i ka caktuar ditën e hënë afatin e fundit kur duhet të deponojë dorëheqjen.

“Jo, nuk gjej arsye para vetes për të deponuar dorëheqje”, tha ajo duke hedhur dyshime se ka mundësi që Kasami të mos e dijë se Sulejmani vepron në këtë mënyrë në emër të tij./TV21