Home Showbiz ‘Kërkoni falje’: William dhe Kate priten me protesta në Xhamajkë

‘Kërkoni falje’: William dhe Kate priten me protesta në Xhamajkë

Pas tre ditësh në Belize, Kate Middleton dhe Princi William udhëtuan drejt Xhamajkës të martën për pjesën e mbetur të turit në Karaibe. Përpos pritjeve ceremoniale dhe përshëndetjes nga personalitete të njohura të vendit, vizita e dukës dhe dukeshës së Cambridge-it u shoqërua me një protestë që po zhvillohej disa kilometra larg në kryeqytetin e Xhamajkës, Kingston.

Protesta jashtë Komisionit të Lartë Britanik thuhet se u organizua nga Rrjeti i Avokatëve, një koalicion për të drejtat e njeriut i aktivistëve xhamajkanë dhe organizatave për barazi. Koalicioni shkroi një letër të hapur të nënshkruar nga figura të shquara në Xhamajkë duke bërë thirrje që monarkia britanike të paguajë dëmshpërblime për skllevërit ndërkohë që vendi shënon 60-vjetorin e pavarësisë nga Britania e Madhe.

‘Kërkoni falje’: William dhe Kate priten me protesta në

Në Xhamajkë ka pasur protesta të vazhdueshme që kërkojnë që mbretëresha Elizabeth II të hiqet nga posti i kreut të shtetit. Xhamajka mbetet ende pjesë e Commonwealth-it (organizatë politike e përbërë pothuajse nga të gjitha territoret e mëparshme të Perandorisë Britanike).

Një burim brenda mbretërisë tha për Guardian se duka ishte në dijeni të protestave dhe pritej të pranonte çështjen e skllavërisë në një fjalim të mërkurën mbrëma gjatë një darke të organizuar nga guvernatori i përgjithshëm i Xhamajkës.

‘Kërkoni falje’: William dhe Kate priten me protesta në

Opal Adisa, një avokate xhamajkane e të drejtave të njeriut që ndihmoi në organizimin e protestës, gjithashtu bëri thirrje që duhet të kërkohet falje, duke thënë: “Kate dhe William janë përfitues, kështu që ata janë, në fakt, bashkëpunëtorë sepse janë të pozicionuar të përfitojnë në mënyrë specifike nga paraardhësit tanë dhe ne nuk po përfitojmë nga paraardhësit tanë.

Ajo shtoi: “Shihni, ne nuk kemi asgjë personalisht kundër Kate dhe Princit William, madje edhe Mbretëreshës, për këtë çështje, por ne thjesht po themi se keni bërë gabim dhe është koha që ju ta pranoni që keni bërë gabime dhe kur i bëni, duhet t’i korrigjoni.”

Protestat në Xhamajkë janë pjesë e atyre që po konsiderohen si ndryshime historike. Një vend tjetër i Karaibeve, Barbados, prishi lidhjet me mbretëreshën në nëntor kur u shpall republikë. Presidentja e parë dhe aktuale është Sandra Mason, avokatë, politikane dhe diplomate, e cila më parë ka shërbyer si guvernatore e përgjithshme.