Home Botë Kina e përkrah Rusinë për ndërprerjen e zgjerimit të NATO-s

Kina e përkrah Rusinë për ndërprerjen e zgjerimit të NATO-s

Rusia dhe Kina bënë thirrje të premten përmes një deklarate të përbashkët që NATO-ja ta ndalë zgjerimin, ndërsa Moska tha se e përkrah plotësisht qëndrimin e Pekinit për Tajvanin dhe se e kundërshton pavarësinë e tij në çfarëdo forme.

Deklarata e përbashkët, në të cilën ka edhe kritika të ashpra për Shtetet e Bashkuara, u lëshua gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Kinë me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, shkruan Reuters.

LEXO EDHE:
‘Kush mbetet brenda, vdes’/ Detajet e operacionit për kreun e ISIS

Kremlini tha se Putini dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, zhvilluan bisedime përmbajtësore dhe të ngrohta në Pekin dhe e përshkroi raportin mes dy vendeve si partneritet të avancuar me karakter special.

Dy fuqitë botërore shprehën shqetësim për, siç thuhet, “avancimin e planeve të ShBA-së për zhvillimin e mbrojtjes raketore globale dhe pozicionimin e elementeve të saj në rajone të ndryshme të botës, të kombinuar me ndërtimin e kapaciteteve të armëve jobërthamore me saktësi të lartë për goditjet çarmatosëse dhe objektiva tjera strategjike”.

Rusia dhe Kina gjithashtu thanë se e kundërshtojnë zgjerimin e mëtejmë të NATO-s dhe i bënë thirrje kësaj aleance që t’i braktisë “qasjet e ideologjizuara të Luftës së Ftohtë”.

Për më tepër, në deklaratën e përbashkët thuhet se Kina i përkrah propozimet e Rusisë për të krijuar garanci ligjërisht të detyrueshme të sigurisë në Evropë.